Aktualitet

E PAZAKONTË- Shqiptarja në Selanik lë në makinë foshnjën 4 muajshe, shkon për shopping me shoqen e saj, justifikimi: Kishte radhë te kasa

Ishte një kalimtar që pa foshnjen brenda makinës së parkuar, e më pas telefonoi Policinë.

5 Maj 2023, 11:50 Nga A.B
E PAZAKONTË- Shqiptarja në Selanik lë në makinë
Foto ilustruese

GREQI- Një 22-vjeçare shqiptare është arrestuar në Selanik, pasi kishte lënë foshnjen e saj 4-muajshe në makinë, e ndërkohë kishte shkuar për të bërë pazar. 

Shqiptarja, së bashku me një tjeter grua, lanë foshnjen dhe u nisën për të bërë paraze në një dyqan në zonën e Pylaias. Ishte një kalimtar që pa foshnjen brenda makinës së parkuar, i cili njoftoi Policinë, shkruan 'Protothema.gr'.

Gjatë seancës gjyqësore e reja ka kërkuar falje ndërsa ka pranuar gabimin duke thënë se vonesa kishte ndodhur për shkak se në dyqanin ku ishte futur për të blerë diçka, kishte pasur shumë radhë.

E mora me vete sepse nuk kisha ku ta lija. E lashë sepse e ushqeja me gji gjatë gjithë rrugës. Fëmija ishte i lodhur. Kur arritëm atje e zuri gjumi. Shkova për të marrë disa gjëra dhe do të kthehesha shpejt. Në arkë kishte shumë njerëz, prandaj u vonova”, tha ajo.

Foshnja ishte vetëm për të paktën 40 minuta, ndërsa automjeti ishte i mbyllur me dritare gjysmë të hapur. Punonjësit e policisë së repartit Pylaia, gjetën brenda një dyqani gratë me origjinë shqiptare dhe i arrestuan. 

Policia ka ngritur dosjen për ekspozim të të miturit në rrezik si bashkëpunëtor ndaj nënës 22-vjeçare si dhe drejtuesit të mjetit 27-vjeçar./Dosja.al

shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll