Aktualitet

Policia përgënjeshtron lajmin: Nuk ka asnjë të arrestuar në Tiranë të kërkuar nga drejtësia gjermane

Policia e Tiranës ka arrestuar Alban Haxhi alias Alban Hoxha, 50-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

5 Maj 2023, 15:33 Nga m.s
Policia përgënjeshtron lajmin: Nuk ka asnjë të arrestuar
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme u raportuar nga mediat se një 50-vjeçar është arrestuar, pasi kërkohej nga drejtësia gjermane. Por ky lajm nuk rezulton të jetë i vërtetë dhe është përgënjeshtruar nga policia e Tiranës. Policia në njoftimin e saj bën me dije se nuk ka asnjë të arrestuar që kërkohet nga drejtësia gjermane në Tiranë, për trafik droge dhe plagosje të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një shtetas që është ndaluar në Tiranë me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.

plagosje droge alban haxhi

Sondazh

Poll