Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavën? "Kapriçot" e motit, na presin ditë me shi dhe vranësira

Kthjellime e vranësira do mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit gjatë fundjavës

5 Maj 2023, 14:38 Nga m.s

Keni bërë plane për fundjavën? "Kapriçot" e

SHQIPËRI- Kthjellime e vranësira do mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit gjatë fundjavës. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak shkruan në faqen zyrtare në Facebook se gjatë së shtunës parashikohen temperaturat më të ulëta në 24 gradë dhe më të larta në 27. Të dielën vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti pritet me alternime kthjellimesh e vranësirash në mesditë, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e shtrëngata lokale me shkarkesa elektrike, përgjatë relieveve malore. Temperatura minimale në 25 gradë dhe maksimalja në 28 gradë.

Ja si parashikohen temperaturat:

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare. Era do të fryjë në drejtimin juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë I forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen :

Në zonat malore 8/24 °C

Në zonat ulëta 12/30 °C

Në zonat bregdetare 14/27 °C

Keni bërë plane për fundjavën? "Kapriçot" e

Ditën e Dielë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti pritet me alternime kthjellimesh e vranësirash në mesditë, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e shtrëngata lokale me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati I Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen :

Në zonat malore 13/25 °C

Në zonat ulëta 12/28 °C

Në zonat bregdetare 16/26 °C

Keni bërë plane për fundjavën? "Kapriçot" e

 

 

reshje shiu moti

Sondazh

Poll