Bota

Ambasadori gjerman në Kosovë: Implementimi i marrëveshjes së Ohrit dhe Asociaconi janë kyçe për anëtarësim në KiE

Nga ana tjetër ai ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

24 Prill 2023, 19:20 Nga a.l
Ambasadori gjerman në Kosovë: Implementimi i marrëveshjes së
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pas liberalizimit të vizave vendimi i Komitetit të Ministrave e afron Kosovën me familjen evropiane. Nga ana tjetër ai ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

”Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin  është vendimtar për të ecur përpara. Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i #CoE për ta përcjellë aplikacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap”, ka shkruar ai në Twitter.

Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.  

jorn rohde

Sondazh

Poll