Bota

Kosova në KiE/ Hungaria doli kundër, cilat vende votuan pro dhe cilat abstenuan?

Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina. Ndërkaq nuk ka votuar fare Armenia.

24 Prill 2023, 19:12 Nga a.l
Kosova në KiE/ Hungaria doli kundër, cilat vende votuan pro dhe cilat
Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka proceduar aplikimin e Kosovës që të shkojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Por jo të gjitha shtetet votuan pro këtij avancimi të Kosovës në rrugën drejt Këshillit të Evropës.

Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka treguar se Azerbeidzjan, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja votuan kundër Kosovës. Pra prej shteteve që e kanë njohur Kosovën kundër ishte Hungaria që drejtohet nga Viktor Orban. Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina. Ndërkaq nuk ka votuar fare Armenia.

Sidoqoftë Kosova e ka kaluar me sukses këtë fazë. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.  

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll