Bota

'Do të jem i sinqertë...'/ Macron: Rritja e çmimit të ushqimeve do të vijojë deri në vjeshtë

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaron se inflacioni i ushqimeve do të vazhdojë të godasë konsumatorët francezë deri në vjeshtë. 

24 Prill 2023, 18:19 Nga a.l
'Do të jem i sinqertë...'/ Macron: Rritja e çmimit
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron deklaron se inflacioni i ushqimeve do të vazhdojë të godasë konsumatorët francezë deri në vjeshtë. 

Do të jem i sinqertë, çmimet e ushqimeve do të jenë të vështira deri në fund të verës”, tha Macron në një intervistë për gazetën Le Parisien të botuar të dielën në mbrëmje. 

Macron shtoi se negociatat me kompanitë e mëdha ushqimore mund të rihapen në momente të caktuara. Ministri i Financave Bruno Le Maire në fillim të kësaj jave u bëri thirrje kompanive të rinegociojnë me shitësit për të kaluar kosto më të ulëta te konsumatorët ose të përballen me masa më të ashpra nga qeveria.

Kriza më e keqe e kostos së jetesës në një brez po ushtron presion shtesë ndaj Macron, i cili tashmë po përballet me protesta masive për vendimin e tij për të shtyrë reformën e pensioneve, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas indeksit ushqimor të Bloomberg për vendin, në Francë, çmimi i gatimit të një pjate tradicionale coq-au-vin është rritur 15.4% nga një vit më parë, mbi inflacionin total. 

emmanuel macron

Sondazh

Poll