Bota

Lufta civile në Sudan/ Borrell: Stafi i BE-së u evakuua me sukses

Duke folur me gazetarët gjatë rrugës për në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, Borrell tha se stafi i misionit diplomatik të BE-së është evakuuar nga Sudani nga një operacion kompleks dhe i suksesshëm.

24 Prill 2023, 18:14 Nga a.l
Lufta civile në Sudan/ Borrell: Stafi i BE-së u evakuua me sukses
Josep Borrell

SHBA- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell konfirmoi se Bashkimi Evropian ka evakuuar me sukses personelin e tij dhe mbi 1000 shtetas të BE-së nga Sudani. Duke folur me gazetarët gjatë rrugës për në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, Borrell tha se stafi i misionit diplomatik të BE-së është evakuuar nga Sudani nga një operacion kompleks dhe i suksesshëm.

Ai falënderoi veçanërisht Francën për evakuimin e personelit të BE-së. Borrell shpjegoi se lufta në Sudan do të jetë në krye të agjendës së ministrave të jashtëm të BE-së, ndërsa theksoi nevojën për një zgjidhje politike të konfliktit, shkruajnë mediat e huaja. 

Vendet e BE-së aktualisht po punojnë për nxjerrjen e më shumë shtetasve të tyre jashtë vendit. Ministritë e Jashtme të Francës, Spanjës dhe Greqisë kanë njoftuar operacione të suksesshme shpëtimi. Përleshjet midis Forcave të Armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë kanë vijuar edhe ditën e dielë pavarësisht një armëpushimi 72-orësh të shpallur për festën myslimane të Fitër Bajramit. 

josep borrell

Sondazh

Poll