Bota

'Credit Suisse' humb 68 miliardë dollarë në tre mujorin e parë

Aksionet si në UBS ashtu edhe në Credit Suisse u rritën në fillim të tregtisë. 

24 Prill 2023, 18:45 Nga a.l
'Credit Suisse' humb 68 miliardë dollarë në tre mujorin
Credit Suisse

Banka zviceriane, Credit Suisse njofton se ka humbur 61 miliardë franga zvicerane (68 miliardë dollarë) në tremujorin e parë, duke nënvizuar sfidën me të cilën u përball UBS Group AG për të shpëtuar rivalin e saj.

Depozitat e klientëve ranë me 67 miliardë franga në tremujor dhe se kishte pasur mosrinovime të konsiderueshme të depozitave me afat të maturimit, shkruajnë mediat e huaja. 

"Këto flukse dalëse janë moderuar, por nuk janë kthyer ende që nga 24 Prill 2023," tha Credit Suisse.

Aksionet si në UBS ashtu edhe në Credit Suisse u rritën në fillim të tregtisë. 

credit suisse

Sondazh

Poll