Bota

Serbët bojkotuan zgjedhjet në veri/ Petkoviç: Ky fakt tregon për karakterin antidemokratik të zgjedhjeve

Drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviç tha se kutitë e zbrazëta të votimit ishin treguesi më i mirë se kjo ishte një disfatë për Albin Kurtin dhe komunitetin ndërkombëtar dhe fitore për unitetin serb.

24 Prill 2023, 19:03 Nga a.l
Serbët bojkotuan zgjedhjet në veri/ Petkoviç: Ky fakt tregon
Petar Petkoviç

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviç tha se kutitë e zbrazëta të votimit ishin treguesi më i mirë se kjo ishte një disfatë për Albin Kurtin dhe komunitetin ndërkombëtar dhe fitore për unitetin serb, shkruan RTS. 

"Vetëm 13 serbë kanë votuar nga gjithsej 45.950 votues të regjistruar në listën zgjedhore, tregon se veriu i Kosovës i bojkotoi plotësisht këto zgjedhje. Është e paprecedentë në historinë e demokracisë evropiane që të organizohen zgjedhje nëpër kontejnerë me qëllim të dëbimit të një populli të tërë. Kjo është me të vërtetë e paprecedent. Përfundimi është se shqiptarët tani do të udhëheqin katër komuna serbe, ku do të qeverisin 98 për qind të popullsisë serbe në veri të Kosovës. Nuk ka normalizim të marrëdhënieve pa formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe",tha ai. 

Ai thekson se Kurti ka dashur ta detyrojë popullin serb të votojë në kontejnerë duke dashur ta shfrytëzojë këtë proces zgjedhor për të dëbuar një popull të tërë. Drejtori i Zyrës për Kosovën, tha se nga 13 serbët që kanë votuar, 2 kanë votuar në Mitrovicë të Kosovës, 7 në Leposaviç, 4 në Zveçan dhe asnjë në Zubin Potok. 

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll