Bota

Biden humbet bashkëpunëtoren e ngushtë! Suzan Rice largohet nga posti i saj si këshilltare e presidentit

Associated Press vlerëson se kjo është një lëvizje befasuese e Rice, e cila është një eksperte prej kohësh në Partinë Demokratike të SHBA.

24 Prill 2023, 19:26 Nga k.m.
Biden humbet bashkëpunëtoren e ngushtë! Suzan Rice largohet nga
Susan Rice

SHBA- Presidenti amerikan Joseph Biden tha sot se këshilltarja e tij kryesore për politikën e brendshme, Susan Rice, do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm. Si drejtore e Këshillit të Shtëpisë së Bardhë për Politikat e Brendshme, Rice pati një ndikim të madh në politikat e administratës Biden për kujdesin shëndetësor, imigracionin dhe pabarazinë racore.

Associated Press vlerëson se kjo është një lëvizje befasuese e Rice, e cila është një eksperte prej kohësh në Partinë Demokratike të SHBA. Ajo ishte këshilltarja e Presidentit Barack Obama për sigurinë kombëtare dhe ishte ambasadore në Kombet e Bashkuara - e vetmja që ka mbajtur të dyja postet.

Në ato role, ajo punoi ngushtë me nënpresidentin e atëhershëm të SHBA-së, Joseph Biden, e ishte në listën e ngushtë të kandidatëve për zëvendëspresidenten e tij, kur ai kandidoi për kreun e shtetit në vitin 2020.

Si këshilltare e politikës së brendshme të Biden, ajo ishte nën sulm të vazhdueshëm nga republikanët e opozitës, pasi mbikëqyri formulimin e një numri urdhrash ekzekutivë dhe iniciativash legjislative të Biden, duke përfshirë ato për kujdesin shëndetësor, pronësinë e armëve, barazinë racore dhe rinovimin e infrastrukturës në SHBA.

Ajo kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në politikën e Bidenit për migracionin përtej kufirit SHBA-Meksikë, për të cilën aktivistët e të drejtave të emigrantëve pretenduan se ishte në kundërshtim me premtimet e fushatës së presidentit se politika do të ishte më njerëzore.

Por duket se ajo do të tërhiqet dhe dita e saj e fundit në punë do të jetë 26 maji.

susan rice

Sondazh

Poll