Aktualitet

Torturoi dhe mbajti të mbyllur të dashurën e tij për 1 javë, ky është 31-vjeçari nga Tirana

Autori, së bashku me 4 persona të tjerë janë vënë në pranga, pasi këto të fundit nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

17 Prill 2023, 11:41 Nga A.B
Torturoi dhe mbajti të mbyllur të dashurën e tij për 1
Gleard Gusholli

TIRANË- Personi në foto është, Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili dhunoi për një javë partneren e tij, 28-vjeçare. E reja u dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, duke u qëlluar me mjete të forta, grushta dhe këmbë karrigeje. 

Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.

Autori, së bashku me 4 persona të tjerë janë vënë në pranga, pasi këto të fundit nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi. Gusholli, pasi është arrestuar ka treguar se ishte shumë xheloz, por nuk ka dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë. /Dosja.al

merret peng 28-vjecarja ne tirane gleard gusholli

Sondazh

Poll