Aktualitet

Goditet me grusht trajneri i Labërisë, arrestohet prindi i futbollistit

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”.

17 Prill 2023, 10:31 Nga A.B
Goditet me grusht trajneri i Labërisë, arrestohet prindi i
Dritan Resuli

VLORË- Dhunohet trajneri i Labërisë, Dritan Resuli në ambientet e kompleksit sportiv "Labëria" në Vlorë. Policia ka vënë në pranga një 56-vjeçar, i cili do të hetohet për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”. Dyshohet se prindi i lojtarit i ka kërkuar llogari trajnerit për mosaktivizimin në ndeshjen e djeshme dhe më pas e ka goditur me grusht.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”, pasi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht, trajnerin e ekipit sportiv “Labëria”, shtetasin D. R., 46 vjeç, banues në Vlorë"- njofton Policia.

dhunohet trajneri i futbollit dritan resuli

Sondazh

Poll