Aktualitet

Horrori në Tiranë/ Dhunimi i 28-vjeçares nga partneri, dëshmia: Kam tentuar të hidhem nga kati i 5-të, më ka dhënë kokainë

28-vjeçarja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare të Gleard Gushollit. 31-vjeçari e mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare.

17 Prill 2023, 10:56 Nga A.B
Horrori në Tiranë/ Dhunimi i 28-vjeçares nga partneri,
Foto ilustruese

TIRANË- Vajza e cila u dhunua për 1 javë nga partneri, Gleard Gusholli ka dhënë dëshminë e saj nga Spitali i Traumës. Vajza e dy emigrantëve nga Tirana, Reisi e lindur në Gjermani, aty ku përfundoi studimet për infermieri, njohu edhe Gleardin. 

Reis ka folur për 'News24' duke treguar se partneri e ka dhunuar me shkelma, grushta dhe këmbë karrigeje. Po ashtu, ajo ka zbuluar se nga dhuna ka tentuar edhe të hidhet nga kati i pestë i pallatit.

“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga i pestë nga dhuna. Më kërcënonte me video intime. Më fajësonte se nuk ikte dot në Gjermani. Më jepte drogë, e kam parë duke pirë kokainë, më ka dhënë pesë herë kokainë”, ka thënë e reja.

Avokati mbrojtës i saj Enea Cenko ka kërkuar mbrojtje për klienten e tij.

“Drejtësia të flasë për rastin, kërkojmë mbrojtje dhe siguri për jetën e vajzës”.

28-vjeçarja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare të Gleard Gushollit. 31-vjeçari e mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare, e cila u rikthye në banesë më 1 Prill. Po ashtu, Policia ka vënë në pranga edhe 4 miqtë e Gushollit të cilët nuk kallëzuan krimin dhe e larguan atë nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.

Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte.

E reja ka treguar se njohja e tyre nisi në Gjermani, aty ku e ndihmoi pasi e gjeti në gjendje jo të mirë në spital.

“Ka ardhur ne spital në Gjermani nuk ndihej mirë. Nuk dinte gjermanisht e ndihmova dhe kështu nisi njohja jonë e nuk ndihej”, tha Reisi.

/Dosja.al

gleard gusholli merret peng 28-vjecarja ne tirane

Sondazh

Poll