Aktualitet

Aksident në Greqi, shqiptari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierën e rrugës

Gjatë përplasjes ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e shoferit

17 Prill 2023, 10:13 Nga A.B
Aksident në Greqi, shqiptari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me
Policia

GREQI- Një çift shqiptarësh është përfshirë në një aksident në Veria të Greqisë. Shoferi ishte nisur në drejtim të Selanikut, por teksa devijoi rrugën u përplas në parapetin mbrojtës të rrugës.

Gjatë përplasjes ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e shoferit. Pas aksidentin gruaja u transportua me urgjencë drejt spitalit të Verisë.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qënë dhe lagështia në rrugë./Dosja.al

aksident ne greqi greqi

Sondazh

Poll