Aktualitet

Kanabis i ndarë në doza gati për shitje, arrestohet 40 vjeçari në Shkodër (EMRI)

I arrestuari është Pjetër Kola, banues në Vaun e Dejës.

17 Prill 2023, 10:23 Nga A.B
Kanabis i ndarë në doza gati për shitje, arrestohet 40
Policia

SHKODËR- Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje. I arrestuari është Pjetër Kola, banues në Vaun e Dejës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vau i Dejës/Arrestohet një 40-vjeçar, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza të gatshme për shitje. -P. K., 40 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mjedë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

pjetër kola

Sondazh

Poll