Aktualitet

Pengmarrja e 28-vjeçares, avokati: Vajza është edhe shtetase gjermane, autori të akuzohet për tentativë vrasje

Avokati kërkon që të ribëhet kualifikimi i veprës penale si dhe thekson se vajza duhet të merret në mbrojtje urgjente nga shteti shqiptar.

17 Prill 2023, 11:35 Nga A.B
Pengmarrja e 28-vjeçares, avokati: Vajza është edhe shtetase
Enea Cenko

TIRANË- Avokati i vajzës 28-vjeçare e cila u dhunua për 1 javë nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli kërkon që autori të akuzohet për tentativë vrasje. Enea Cenko deklaron se 31-vjeçari e ka mbajtur me dhunë dhe ka tentuar që ta dhunojë 28-vjeçaren. 

Avokati kërkon që të ribëhet kualifikimi i veprës penale si dhe thekson se vajza duhet të merret në mbrojtje urgjente nga shteti shqiptar.

"Është mbajtur me dhunë nga ky shtetas që është ndaluar nga komisariati numër 2 i Tiranës, vajza është tentuar që të vritet nga ky shtetas. Unë kërkoj ndryshimin e akuzës për këtë shtetas. Në bazë të informacioneve që unë kam, vajza është kërcënuar vazhdimisht, vajza është shtetase gjermane, është njohur në spital me personin e arrestuar.

Ka qenë spitali gjerman që ka kërkuar ndihmë për të riun, që vajza ta përkthente. Policia e Shtetit ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, por unë mendoj se kualifikimi i veprës penale ka mangësi ligjore, pasi do të duhet të ishte jo vetëm pengmarrje, por edhe tentativë vrasje. Të ribëhet kualifikimi i veprës penale, institucionet të marrin në dorë jetën e asaj vajze. Të merret në mbrojtje urgjente nga shteti shqiptar".

28-vjeçarja iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare të Gleard Gushollit. 31-vjeçari e mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare, e cila u rikthye në banesë më 1 Prill. Po ashtu, Policia ka vënë në pranga edhe 4 miqtë e Gushollit të cilët nuk kallëzuan krimin dhe e larguan atë nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.

Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte./Dosja.al

merret peng 28-vjecarja ne tirane gleard gusholli

Sondazh

Poll