Aktualitet

Plagosje me thika mes shqiptarëve në Greqi, qëllohet në krahë dhe në shpinë 34-vjeçari

Si pasojë e plagëve të marra, 34-vjeçari është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

17 Prill 2023, 10:14 Nga A.B
Plagosje me thika mes shqiptarëve në Greqi, qëllohet në
Policia

GREQI- Sherr mes dy shqiptarëve në rrugën Arachthou në Colonos. Sipas mediave greke, dy të rinjtë janë përfshirë në një konflikt, i cili më pas u përshkallëzua me përdorimin e armëve të ftohta.

Pas sherrit, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur bashkatdhetarin në krahë dhe në shpinë. Si pasojë e plagëve të marra, 34-vjeçari është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

plagosje ne greqi

Sondazh

Poll