Bota

Lirimi i vëllezërve Tate, gati nuk njihen pas 4 muajve në burg! Andrew "fiton zemrat" e besimtarëve: Lexova Kuranin!

Të dy u shprehën të lumtur për lirimin e tyre nga burgu, por nuk ngurruan edhe në përdorimin e fesë për të entuziazmuar ata që i ardhurojnë. 

1 Prill 2023, 08:27 Nga k.m.
Lirimi i vëllezërve Tate, gati nuk njihen pas 4 muajve në burg!
Andrew dhe Tristan Tate

RUMANI- Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë liruar nga burgu, por gati-gati nuk njiheshin me pamjen e tyre. Me mjekër të gjatë dhe të sapodalë nga burgu, nuk ngurruan që të jepnin edhe një deklaratë për mediat, por edhe për "fansat" e tyre të pranishëm. Të dy u shprehën të lumtur për lirimin e tyre nga burgu, por nuk ngurruan edhe në përdorimin e fesë për të entuziazmuar ata që i ardhurojnë. 

FJALA PARA MEDIAVE: 

Tritan Tate: Dua të them se sot gjyqtarët morën vendimin e duhur. Respektoj atë që kanë bërë për mua. Jam i pafajshëm dhe mezi pres ta provoj.

Andrew Tate: Kur isha në burg u fokusova tek leximi i Kuranit. I jap respekt gjyqtarëve të sotëm se na dëgjuam. S'kam mllef ndaj shtetit rumun, por vetëm besoj tek e vërteta. Besoj tek zoti dhe besoj që zjarri i të vërtetës do të shkatërrojë të gjitha gënjeshtrat.

*fansat me brohoritje: Marshallah! Top-G!

Vëllezërit janë arrestuar që nga dhjetori dhe po hetohen për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim të një grupi krimi të organizuar. Të dy i kanë mohuar akuzat. Që nga fillimi i hetimeve prillin e kaluar, 6 gra janë identifikuar nga prokurorët si viktima. Megjithatë, asnjë akuzë nuk është ngritur ende ndaj vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që u arrestuan përkrah tyre.

Në vitin 2016, Tate, një ish-kikboksier britaniko-amerikan, u përjashtua nga emisioni televiziv britanik Big Brother për shkak të një videoje që dukej se e tregonte atë duke sulmuar një grua. Ai fitoi famë në internet, por u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale pas shumë komenteve mizogjeniste, si psh: gratë duhet të "mbajnë përgjegjësi" për sulmet seksuale. Pavarësisht ndalimeve të mediave sociale, ai fitoi popullaritet, veçanërisht mes të rinjve, duke promovuar atë që ai e prezantoi si një mënyrë jetese hiper-mashkullore (Top-G).

andrew tate arrestohet andrew tate tristan tate

Sondazh

Poll