Bota

Tashmë Andrew Tate është i lirë! VIDEOJA që postoi pas lirimit të tij, bën stërvitje me puro: Ne duhet ta mposhtim shejtanin

Në një nga postimet e tij të para në Instagram pas lirimit nga burgu, ai postoi një video ku shihet duke shëtitur gjysmë i zhveshur dhe duke pirë një puro.

1 Prill 2023, 14:35 Nga k.m.

Tashmë Andrew Tate është i lirë! VIDEOJA që postoi pas
Andrew Tate

RUMANI- Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan dhe dy bashkëpunëtoret e tyre rumune, 32-vjeçarja Luana Radu dhe 28-vjeçarja Georgina Nagel, të cilët ndodheshin në një burg rumun që nga dhjetori i kaluar, u liruan nga burgu. Të katërt, u arrestuan me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe krijimit të një organizate kriminale.

Tate, e cila mbetet në arrest shtëpiak, është rikthyer në rrjetet sociale. Në një nga postimet e tij të para në Instagram pas lirimit nga burgu, ai postoi një video ku shihet duke shëtitur gjysmë i zhveshur dhe duke pirë një puro.

Në mbishkrimin e videos që ka postuar në Instagramin e tij, influencuesi i akuzuar ka shkruar: Që nga viti i kaluar isha në izolim. S'kisha ajrosje. Unë shkoja e hyja në një qeli 3 metra pa asnjë elektronik apo kontakt të jashtëm. Kthjelltësi absolute e mendjes. Mendime reale. Ne duhet ta mposhtim shejtanin.

Shikoni videon:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andrew Tate (@andrew_tatee___)

Vëllezërit janë arrestuar që nga dhjetori dhe po hetohen për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim të një grupi krimi të organizuar. Të dy i kanë mohuar akuzat. Që nga fillimi i hetimeve prillin e kaluar, 6 gra janë identifikuar nga prokurorët si viktima. Megjithatë, asnjë akuzë nuk është ngritur ende ndaj vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që u arrestuan përkrah tyre.

Në vitin 2016, Tate, një ish-kikboksier britaniko-amerikan, u përjashtua nga emisioni televiziv britanik Big Brother për shkak të një videoje që dukej se e tregonte atë duke sulmuar një grua. Ai fitoi famë në internet, por u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale pas shumë komenteve mizogjeniste, si psh: gratë duhet të "mbajnë përgjegjësi" për sulmet seksuale. Pavarësisht ndalimeve të mediave sociale, ai fitoi popullaritet, veçanërisht mes të rinjve, duke promovuar atë që ai e prezantoi si një mënyrë jetese hiper-mashkullore (Top-G).

arrestohet andrew tate andrew tate

Sondazh

Poll