Politike

Çështja “Babale”/ Pranohet kërkesa e Salianjit për përjashtimin e gjyqtares, dosja e tij do të shqyrtohet nga relatorja që i hoqi vulën e PD Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike kërkoi përjashtimin e Relatores së trupit gjykues, Edlira Petri, nën argumentin se bashkëshorti i saj Sokol Sadushi është në konflikt interesi lidhur me këtë çështje, duke listuar disa arsye por më të rëndësishmen konsideroi lidhjen me palën tjetër, Geron Xhafajn.

7 Mars 2023, 13:47 Nga k.m.
Çështja “Babale”/ Pranohet kërkesa e Salianjit
Ervin Salianji,

TIRANË- Gjykata e Apelit u shty sërish këtë të martë gjyqi ndaj deputetit të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në lidhje me atë që njihet si çështja “Babale”. Por disa orë pas seancës u plotësua kërkesa e deputetit demokrat. 

Deputeti i Partisë Demokratike kërkoi përjashtimin e Relatores së trupit gjykues, Edlira Petri, nën argumentin se bashkëshorti i saj Sokol Sadushi është në konflikt interesi lidhur me këtë çështje, duke listuar disa arsye por më të rëndësishmen konsideroi lidhjen me palën tjetër, Geron Xhafajn. Ndaj dhe Gjykata e Apelit bën me dije se në lidhje me këto dy kërkesa, në bazë të shortit elektronik, u vendos që çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali.

“Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:

-Kërkesa me nr. 1650 prot, datë 07.03.2023, bërë nga i pandehuri Ervin Salianji dhe kërkesa me nr. 1651 prot, datë 07.03.2023, bërë nga përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, av. Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, në bazë të shortit elektronik, do të shqyrtohet nga gjyqtare Elona Mihali,”-thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Gjyqtarja Elona Mihali, e cila është relatorja e treshes që ktheu për rigjykim vendimin e Agron Zhukrit.

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit./Dosja.al

ervin salianji dosja babale

Sondazh

Poll