Politike

“Nisma 17+1” e Kinës, Rama: S'kemi përfituar asnjë investim

Sipas tij, Shqipëria nuk ka përfituar asnjë investim kinez ndërsa shtoi se ndërprerja e komunikimit ndodhte vetëm në diktaturë.

7 Mars 2023, 12:58 Nga k.m;f.g
“Nisma 17+1” e Kinës, Rama: S'kemi përfituar
Edi Rama dhe Olaf Scholz

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk do të largohet nga nisma "17+1" e inicuar nga Kina. kryeministri tha es ky është një forum nga i cili Shqipëria nuk do të largohet. Sipas tij, Shqipëria nuk ka përfituar asnjë investim kinez ndërsa shtoi se ndërprerja e komunikimit ndodhte vetëm në diktaturë.

Pyetje:  Qeveria gjermane po ashpërson kursin e sistemit kinez në sistemin 5G, a duhet t'i largojmë? Shqipëria është pjesë e 17+1, a do jeni aktiv në këtë iniciativë?

Scholz: Bëhet fjalë për zbatimin e ligjeve dhe kompetencat janë në dispozicion për të gjithë. Më shumë nuk kam çfarë të them.

Edi Rama: Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë publik madje duke bërë edhe thirrje më të gjitha vendet  e Rajonit për të zgjedhur një alternativë për 5G dhe faktikisht e kemi bërë shumë kohë më parë. Në këtë aspekt nuk kemi asnjë problem. Ne jemi pjesë e formatit 17+1 dhe nuk kemi ndërmend që të largohemi edhe pse Shqipëria është vendi që nuk ka përfituar as edhe një investim dhe nuk e di se ku e bazoni këtë bashkëpunim të ngushtë me Kinën. Për arsye historike bashkëpunimi është fare normal. Ideja që ne të largohemi nga forumi për të mbajtur qëndrim për çfarëdo arsye më duket një ide e gabuar. Vendet demokratike që besojnë tek dialogu janë ato që duhet të japin shembullin, pasi ne e kemi kaluar një kohë me një regjim që gati si fliste askujt. Komunikimi duhen të jetë gjithmonë dhe me këdo./Dosja.al

edi rama olaf scholz

Sondazh

Poll