Politike

Koalicion si i 6 marsit? Batuta e Metës: Berisha është vetë vula e gjallë e PD

Meta tha se 6 marsi është një histori krenarie për të vetë, edhe pse asokohe ishte ende president.

7 Mars 2023, 11:52 Nga f.g
Koalicion si i 6 marsit? Batuta e Metës: Berisha është vetë
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti Sali Berishën "vulë e gjallë" e Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetarët se a do të garojë PD nën logon e Partisë së Lirisë, njësoj si në 6 mars kur dy partitë u bashkuan në koalicionin "Shtëpia e Lirisë", Meta tha se 6 marsi është një histori krenarie për të vetë, edhe pse asokohe ishte ende president.

Pyetje: Nëse ju pranoni koalicioni dhe skenari do të jetë si i 6 marsit. Jemi në të njëjtat kushte, Berisha nuk e ka vulën...

Ilir Meta: Tani zoti Berisha është vetë vula e gjallë e Partisë Demokratike në të gjithë aspektet.
Të lutem, meqë kujtuat 6 marsin nuk kam qenë në koalicion me të. Nuk doja po meqë na kthyet te 6 marsi. Jam krenar për dekretin e 6 marsit. Opozita që besojnë dhe duan shqiptarët që janë tepër të lodhur dhe të tradhtuar nga një "fake opozitë". Unë jam online me zotin Berisha gjithë kohën dhe me demokratët e vërtetë. Përfshirë edhe shumë socialistë të vërtetë. Rilindja e ka mendjen te ata që blen. 

Deklaratat vijnë në një kohë kur Partia Demokratike është në udhëkryq për çështjen e vulës. Vendimi i gjykatës së Apelit ia la vulën, siglën dhe logon grupit Alibeaj, ndërsa Berisha duhet të zgjedhë mënyrën sesi do të garojë në 14 maj. Këshilli Kombëtar vendosi që garimi do të jetë me koalicion, ndërsa ende nuk janë përcaktuar detajet e tjera. Një pikë që mban në dyzim bashkëpunimin PD-PL lidhet me garimin e kandidatëve për Këshillat Bashkiakë pasi për çështjen e kandidatëve për kryetar, PL nuk ka pretendime dhe emra./Dosja.al

ilir meta shtepia e lirise sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll