Politike

Situata në Kosovë, Begaj-Stoltenberg: NATO është aty dhe e merr shumë seriozisht sigurinë! Mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd

Ndërsa lidhur me anëtarësimin në NATO të Kosovës, presidenti Begaj u shpreh se është e nevojshme, pasi forcat e sigurisë do të jenë një vlerë e shtuar.

7 Mars 2023, 13:22 Nga km.
Situata në Kosovë, Begaj-Stoltenberg: NATO është aty dhe e
Bajram Begaj dhe Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kanë apeluar Serbinë dhe Kosovën që të jenë fleksibël në marrëveshjen. Ndërsa lidhur me anëtarësimin në NATO të Kosovës, presidenti Begaj u shpreh se është e nevojshme, pasi forcat e sigurisë do të jenë një vlerë e shtuar.

Mendoni se është e domosdoshme antarësimi i Kosovës në NATO, kur është prezente me KFOR?

Stoltenberg: Aleatët do të vazhdojnë vijimsinë e pranimit në Kosovë. Ne punojmë me BE në Kosovë, pra personat e KFOR-it bëjnë mbështetjen e përpjekjeve diplomatike në BE. NATO do të vazhdojë të lehtësojë raportin drejt Prishtinës dhe Beogradit. Tani kemi një mundësi historike që mund të jetë me përfitim për të gjithë rajonin. Është e rëndësishme që palët të gjejnë zgjedhje. Ne do të vazhdojmë të mbështetim Shqipërinë. Ne ramë dakord për rëndësinë e pranisë së NATO-S në rajon, si misioni në Kosovë. Ne vlerësuam gjithashtu vijimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Begaj: KFOR është histori suksesi, e histori paqeje në rajon. Kosova është shtet i pavarur, po punon përditë për të ndërtuar një shtet ligjor. Shqipëria e mbështet çdo ditë në rrugëtimin e saj, një nga to është edhe NATO. Forcat e sigurisë së Kosovës, besoj se do të ishte vlerë e shtuar e aleancës. Çdo politikë e dyerve të hapura do të sjellin vlera të shtuara për aleancën.

bajram begaj jens stoltenberg

Sondazh

Poll