Politike

Mjekët shqiptarë në Gjermani, si përgjigjen Rama dhe Scholz? Kryeministri: Financojmë direkt sistemin shëndetësor gjerman... Kancelari: Liri e tregut dhe lëvizjes

Kancelari gjerman pranoi që kjo ccështje është diskutuar por këto janë "pasojat" që vijnë nga lëvizja e lirë. 

7 Mars 2023, 12:49 Nga f.g
Mjekët shqiptarë në Gjermani, si përgjigjen Rama dhe Scholz?
Edi Rama dhe kancelari Olaf Shcolz

TIRANE- Kryeministri Edi Rama dhe kancelari Olaf Scholz kanë diskutuar në takimin mes tyre edhe për ccështjen e mjekëve shqiptarë që punësohen në Gjermani. Rama tha se janë diskutuar mundësi për të parë sesi "Shqipëria të mos jetë financuesja direkte e sistemit shëndetësor gjerman". Kancelari gjerman pranoi që kjo ccështje është diskutuar por këto janë "pasojat" që vijnë nga lëvizja e lirë. 

Pyetje: Ju keni thënë se mjekët shqiptarët në Gjermani ikin dhe duhet të kthehet ky borxh. Dhe ju zoti kancelar, jeni në dijeni dhe a jeni gati të paguani për mjekët që ne sjellim?

Edi Rama: Po, ne e kemi diskutuar këtë çështje, por nuk i kërkojmë dot asnjë vendi, as Britanisë së Madhe që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor. Apo të atyre që nga Shqipëria duan të sprovojnë veten në tregje, por nga ana tjetër diskutuam me kancelarin sesi të gjejmë mënyra dhe mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman, sepse i kam thënë 1/16 e kostos së arsimimit e paguan Shqipëria. Të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar dhe pakualifikuar mesa po shoh. Duhet të gjejmë një rrugë evropiane për të balancuar atë që Shqipëria dhe vendet e tjera humbasin për të rritur cilësinë e jetës në vendet tona.

Olaf Scholz: Ne folëm për këtë. është një sfidë e madhe, arritje shumë e madhe e BE. U ka dhënë shumë qytetarëve ndjesinë e lirisë direkte. Mund të ikësh në çdo kohë dhe të punosh atje ku do. Më kujtohet koha kur kjo ishte e vështirë të bëje. Me këtë liri sot janë lidhur shumë sfida. Por përpunojmë ligjin për emigrimin e fuqisë punëtore. Me këtë hapet tregu i Gjermanisë dhe Evropës. 

edi rama olaf scholz

Sondazh

Poll