Politike

"Procesi do të përfundojë me sukses", Scholz optimist për planin frankogjerman

Kancelari nuk dha afate por tha se marrëveshja është shumë pranë. 

7 Mars 2023, 12:57 Nga f.g

"Procesi do të përfundojë me sukses", Scholz optimist

BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me planin franko-gjerman. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Berlin, Scholz u pyet për afatin se deri kur BE do të presë për një marrëveshje. Kancelari nuk dha afate por tha se marrëveshja është shumë pranë. 

Pyetje: Deri kur do të presë BE për një marrëveshje mes dy vendeve dhe çfarë ndodh nëse një nga palët nuk firmos planin franko gjerman? 

Olaf Scholz: Propozim tejmbajtës dhe serioz nga Franca dhe Gjermania. Ky proces do të përfundojë me sukses. Ndjesia ime është se kjo do të bëhet realitet. Do të ishte shumë mirë për rajonin. Mendoj se është gati./Dosja.al

olaf scholz edi rama ne berlin

Sondazh

Poll