Politike

Rama flet para kancelarit për sukseset e Reformës: Rajoni të marrë shembull nga ne, drejtësia s'do t'ja dijë për pushtetin, njerëz të lidhur me qeverinë janë para ligjit

Rama tha se Shqipëria e ka ngritur stekën e njerëzve që heton për korrupsion dhe shtoi se në Shqipëri, tashmë drejtësia ka vepruar edhe për njerëz shumë pranë qeverisë. 

7 Mars 2023, 12:57 Nga f.g
Rama flet para kancelarit për sukseset e Reformës: Rajoni të
Edi Rama, Olaf Scholz

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se vendet e rajonit duhet të marrin shembull nga Shqipëria për realizimin dhe efektet e Reformës në Drejtësi. Përpara kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Rama tha se Shqipëria e ka ngritur stekën e njerëzve që heton për korrupsion dhe shtoi se në Shqipëri, tashmë drejtësia ka vepruar edhe për njerëz shumë pranë qeverisë. 

Përsa i përket samitit është kënaqësi, nder dhe shprehje besimi e qeverisë dhe kancelarit që samiti vjen në rajon dhe vjen në Tiranë. Nuk diskutohet që samiti i dhjetorit ka lënë një gjurmë të thellë te ne dhe kjo është barrë për të fituar respektin dhe për të thelluar rrugën tonë për të qenë një vend gjithnjë e më evropian. Një vend shembull në luftën kundër korrupsionit, jemi vend i vetëm në rajon që falë Reformës në Drejtësi e kemi ngritur stekën atje ku nuk ka qenë. Rajoni duhet të marrë shembull nga ne. Drejtësia nuk do të dijë për pushtetin. Ka ende shumë për të bërë por ka ardhur dita që atë që nuk e besonte askush është bërë fakt. është fakt që njerëz të lidhur me qeverinë shkojnë para drejtësisë. Këto janë shenja domethënëse të një rruge që vazhdon. Procesi i Berlinit është krijuar për ta shtyrë më tej këtë rrugë. Kombinimi i Procesit të Berlinit dhe kombinimi Francë-Gjermani për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e plotësojnë këtë kaudër. Optimistë për të nesërmen e rajonit. 

Edi Rama, kryeministër

Deklarata u bë në përfundim të takimit 1 orë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku u caktua edhe data e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Shqipëri./Dosja.al

edi rama olaf scholz edi rama ne berlin

Sondazh

Poll