Politike

'Ashtu justifikohej dhe Tahiri!/ Liri fjale, por jo në Twitter-in e tij, Rama bllokon Genc Sejkon

Tani, Genc Sejko nuk lexon dot më asgjë se ç'cicëron në Twitter numri një i qeverisë. 

24 Janar 2023, 20:13 Nga k.m.
'Ashtu justifikohej dhe Tahiri!/ Liri fjale, por jo në Twitter-in e
Edi Rama dhe Genc Sejko

TIRANË- Liri e fjalës, por me limit! Këtë mësim duhet ta ketë marrë aktivisti Genc Sejko, i cili komentoi kryeministrit Edi Rama. Sqarimit të Ramës se përse i kishte dalë emri në dosjen e FBI-së, nuk i mungoi një koment ironik nga Sejko, që i kujtoi "ministrin kampion", Saimir Tahiri, i cili ndodhet pas hekurave të burgut. 

Por edhe pse nuk kishte asnjë ofezë dhe asnjë fjalë banale, bllokun e "hëngri". Tani nuk lexon dot më asgjë se ç'cicëron në Twitter numri një i qeverisë. 

POSTIMI I PLOTË:

 

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht: ‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë. ‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaëare e regjistruar nga Personi A në janar 2018. ‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin. Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza.

genc sejko edi rama

Sondazh

Poll