Politike

"Po të lidhej me mua, s’do më kursente SHBA"/ Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Rama mohoi akuzat e opozitës, Genc Sejko: Të njëjtin justifikim jepte edhe Tahiri dikur!

Edi Rama iu përgjigj lajmeve se SHBA nuk do ta kursente si fajtor nëse do të rezultonte në hetime.

24 Janar 2023, 19:24 Nga k.m.
"Po të lidhej me mua, s’do më kursente SHBA"/
Edi Rama dhe Genc Sejko

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar dosjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonial duke u shpjeguar edhe se përse në dokumenta del edhe emri i tij. Rama iu përgjigj lajmeve se SHBA nuk do ta kursente si fajtor nëse do të rezultonte në hetime. Por ka marrë edhe një koment "thumbues" nga aktivisti Genc Sejko. Vetëm me një fjali i ka kujtuar ish-kolegun e kryeministrit, i cili tani ndodhet pas hekurave të burgut: Të njëjtin justifikim jepte edhe Saimir Tahiri dikur!

"Po të lidhej me mua, s’do më kursente SHBA"/

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht: ‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë. ‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaëare e regjistruar nga Personi A në janar 2018. ‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin. Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza.

edi rama genc sejko

Sondazh

Poll