24 Janar 2023, 19:28
Nga F.M
Dorian Duçka
TIRANË- ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’ janë dy njerëzit që kanë luajtur rolin kryesor në nisjen e hetimit për lobingun e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata janë njerëzit kryesorë që shfaqen në të gjithë dosjen prej 16 faqesh ku zbërthehen shkeljet e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, udhëtojnë me ish-agjentin, ndërmjetësojnë takimet e tij me kryeministrin Edi Rama. Por pjesa më kyçe është dhënia e 225 mijë dollarëve në duart e McGonigal, ryshfet për ish-agjentin e FBI-së që do të bënte që ky i fundit të ndikonte në Byronë Federal të Hetimit që të niste një hetim për lobingun e PD-së në SHBA.
Por kush janë ata?
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot hapur së bëhet fjalë për Agron Nezën dhe Dorian Duçkën. Dhe profilet e përshkruara në dosje përputhen me këto emra.
BusinessInsider shkruante në shtator të vitit 2022 se McGonigal ishte vënë nën hetim dhe se ishte thirrur për tu marrë në pyetje Agron Neza. Shqiptaro-amerikan që dekada më parë ka punuar për shërbimet inteligjente të Shqipërisë, njësoj siç përshkruhet dhe në dosjen e McGonigal.
Personi i dytë nga Shqipëria, i identifikuar si Personi B përshkruhet në akt-padi si një shtetas shqiptar, i punësuar nga një konglomerat kinez energjie si dhe shërbente si një këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë. Ai kishte gjithashtu një llogari emaili dhe pasaportë zyrtare të qeverisë shqiptare si dhe ka qenë zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare.
Ky person rezulton të jetë pikërisht Dorian Duçka, ish-zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë dhe Energjitikës, në periudhën 2013-2015 në qeverinë Rama-Meta. Më pas ka punuar si konsulent i pavarur.
Neza në dosje del pikërisht si njeriu që dorëzon 225 mijë dollarët në duart e McGoningal, të ndara në tre pjesë, dy herë nga 80 mijë dollarë dhe një herë 65 mijë dollarë. Kurse roli i Duçkës ishte kalimi i ifnormacioneve. Paratë dhe informatat do të shërbenin që McGonigal të ndikonte që FBI-ja ku punonte të hetonte njeriun që po lobonte për PD-në në SHBA.
dorian ducka arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal edi rama agron neza
Politike
24 Janar 2023, 19:24
k.m.
Edi Rama dhe Genc Sejko
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar dosjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonial duke...
Politike
24 Janar 2023, 18:50
F.M
FBI paraphernalia
TIRANË- Dosja e zbardhur pas arrestimit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal ka zbuluar dhe një dhurat&eu...
Politike
24 Janar 2023, 18:44
k.m.
Erion Braçe
TIRANË- Zgjedhjet e 14 majit, ka qenë në fokus të bisedës me deputetin socialist Erion Braçe, ku tha se...
Politike
24 Janar 2023, 17:20
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Ish-shefi për kundërzbulim në zyrën e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal akuzohet për bashk&eu...
Politike
24 Janar 2023, 16:55
a.l
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti demokrat, Edi Paloka ka reaguar lidhur me publikimin e dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGoni...
Politike
24 Janar 2023, 17:07
F.M
Edi Rama dhe Charles McGonigal
TIRANË- Dosja e siguruar nga Dosja.al tregon udhëtimet e vazhdueshme të bëra nga ish-agjenti i FBI-s&eum...
Politike
24 Janar 2023, 17:00
F.M
Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal
TIRANË- Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal ka vijuar me hetimin që iu la porosi nga një...
Politike
24 Janar 2023, 16:29
F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI-së që është vënë nën hetim nga drejtësia amerik...
Politike
24 Janar 2023, 16:26
F.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Char...
Politike
24 Janar 2023, 16:12
F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI-së që është vënë nën akuzë nga drejtësia a...