Politike

DOSJA në SHBA/ Rama shfajsohet por askush s'e beson! Komentuesit e 'nxijnë' në Twitter: Ashtu të del ty emri, kot gjithmonë!

Rama shprehet se arrestimi i zyrtarit të FBI nuk ka asnjë lidhje me të, ndërsa akuzon mediat për shpifje edhe pse i janë referuar një dokumenti të nxjerrë nga SHBA.

24 Janar 2023, 17:20 Nga k.m.
DOSJA në SHBA/ Rama shfajsohet por askush s'e beson! Komentuesit e
Edi Rama

TIRANË- Ish-shefi për kundërzbulim në zyrën e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal akuzohet për bashkëpunim me një oligark të sanksionuar rus dhe fshehje të qindra mijëra dollarëve. Prokurorët pretendojnë se gjatë disa udhëtimeve jashtë vendit në Shqipëri, Austri e Gjermani, McGonigal ka dështuar që të tregojë përmes dokumenteve zyrtare amerikane se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me një politikan nga Kosova dhe me personalitete të tjera.

Rama shprehet se arrestimi i zyrtarit të FBI nuk ka asnjë lidhje me të, ndërsa akuzon mediat për shpifje edhe pse i janë referuar një dokumenti të nxjerrë nga SHBA. Megjithatë komentuesit duket se nuk janë në një mendje me të. Disa i shkruajnë se mediat i janë referuar dokumentit, ndërsa të tjerë e akuzojnë se po mashtron dhe se emri nuk i ka dalë pa shkak në një hetim të kryer nga agjentët amerikanë. Por ka edhe të tjerë që, që në momentin që kanë lexuar fjalën "Big Brother" e kanë humbur dhe janë marrë me reality-shoë.

DISA NGA KOMENTET: 

Komentues: Do vijë dita për të paguar gjithë ata njerëzit që të bien në qafë kot o lider suprem.
Komentues: E mor mashtrues përsëri emri ty të del! Po si ka mundësi, që ku ka lidhje me hajdutët, me oligarkët, me mafiozat del emri jot?? Apo po të bien në qafë ty të shkretit.
Komentues: Emri të ka dalë. Tani të shohim.
Komentues: Sa Rubla ke marrë nga Oleg Deripaska dhe për sa Rial të ka dhënë Irani për t'u shitur të gjitha informacionet shtetërore? Pengu i oligarkëve rusë dhe terroristëve të Iranit.

Mungesa e mbështetjes ndaj Ramës vihet re edhe në numrin e like-s. Nga mijëra views që ka marrë statusi i tij, mezi i ka siguruar 50 likes dhe 10 retweets në mbështetje të tij.

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në Neë York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht: ‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë. ‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaëare e regjistruar nga Personi A në janar 2018. ‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin. Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza.

edi rama charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll