Politike

HISTORIA/ Si u korruptua agjenti McGonigal që të hetonte Nick Muzin për të dëmtuar PD, roli i dy ndërmjetësve Nezaj-Duçka

Agjenti kishte mbi 20 vite që mbante të njëjtin post në FBI, por vitet e fundit kishte vendosur t’i shfrytëzonte për të mos i shërbyer më drejtësisë, por për të mbushur xhepat. Kjo mjaftonte që Rama të arrinte qëllimin e tij, dëmtimin e Opozitës duke hapur një hetim në FBI për njeriun që qëndronte pas lobimit të PD-së në SHBA, Nicolas (Nick) Muzin.

24 Janar 2023, 20:13 Nga F.M
HISTORIA/ Si u korruptua agjenti McGonigal që të hetonte Nick Muzin
Charles McGonigal

TIRANË- Pas betimit të presidentit Donald Trump, Nicolas Muzin, njohur shkurt si Nick Muzin, veteran i Partisë Republikane, vendosi të fillojë karrierën e tij si lobist. Në vend të kësaj, më 31 mars 2017 u regjistrua në Departamentin amerikan të Drejtësisë si “agjent i huaj”, pra lobist, dhe klienti i tij i parë ishte Partia Demokratike e Shqipërisë, megjithëse çuditërisht për një pagesë sa gjysma e tarifave normale.

Me lobimin e PD-së, gjatë kohës kur partia drejtohej nga kryedemokrati Lulzim Basha, emri i Muzin u bë mjaft popullor në Shqipëri pasi Basha u hetua pasi dyshimet ishin se paratë e dhëna për lobingun kishin dalë nga një kompani ruse. Bëhej fjalë për 500 mijë dollarët që një raport i inteligjencës amerikane doli në konkluzionin se ishin financuar nga Rusia në dobi të Partisë Demokratike duke ndjekur zinxhirin Biniatta Trade LP”- ‘Muzin Capitol Partners’.

Por zhurma e bërë në Shqipëri e kishte epiqendrën në New York, atje në selitë e Byrosë Federale të Hetimit ku kryeministri Edi Rama kishte arritur të ‘fuste’ në dorë një prej agjentëve të lartë të FBI-së.

Bëhet fjalë për mikun e tij të ngushtë me të cilin darkonte e trokiste gotat sa në Tiranë e Neeë York që aktualisht është nën akuzë për korrupsion, Charles McGonigal.

Agjenti kishte mbi 20 vite që mbante të njëjtin post në FBI, por vitet e fundit kishte vendosur t’i shfrytëzonte për të mos i shërbyer më drejtësisë, por për të mbushur xhepat. Kjo mjaftonte që Rama të arrinte qëllimin e tij, dëmtimin e Opozitës duke hapur një hetim në FBI për njeriun që qëndronte pas lobimit të PD-së në SHBA, Nicolas (Nick) Muzin.

Tashmë duheshin ‘mashat’ dhe kryeministri Rama i kishte zgjedhur. Dorian Duçka, një ish-zëvendësministër në vitin 2013 që më pas u bë konsulent privat ka qenë gjithmonë ndërmjetësuesi i takimeve të kreut të qeverisë me të huajt, kujtojmë këtu dhe darkën e organizuar në vitin 2020 ku morën pjesë përveç disa prej biznesmenëve më të fuqishëm të Gjermanisë, edhe Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, Mike Pompeo dhe shefi i Facebook, Mark Zuckerberg.

I dyti ishte Agron Nezaj, profili i një shqiptari të natyralizuar si amerikan.

Shqiptaro-amerikani që dekada më parë ka punuar për shërbimet inteligjente të Shqipërisë, këtë herë do të shërbente për të kaluar valixhet me dollarë në Neë York. Vila e tij në Neë Jersey dhe një parking shërbyen si pikat e takimit. Me porosi të Ramës, Nezaj takoi tre herë McGonigal dhe i dha tre herë para, dy herë nga 80 mijë dollarë, një herë 65 mijë dollarë.

Në toal, 225 mijë dollarë rushfet për McGonigal, ish-agjentin e FBI-së që të ky i fundit të ndikonte në Byronë Federale të Hetimit. Roli i Duçkës konsistonte në shoqërimin e McGonigal në Shqipëri, financimin e udhëtimeve dhe qëndrimeve të tij në vendin tonë, sigurisht me porosi të kryeministrit, për sa kohë i shërbente këtij të fundit.

arrestohet charles mcgonigal charles mcgonigal edi rama dorian ducka agron nezaj

Sondazh

Poll