24 Janar 2023, 16:55
Nga a.l
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti demokrat, Edi Paloka ka reaguar lidhur me publikimin e dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal i cili është vënë nën akuzë nga drejtësia amerikane, ku dhe janë zbuluar takimet me kreun e qeverisë shqiptare. Përmes një postimi në rrjete sociale, Paloka shkruan se pse ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim nuk ka reaguar ende lidhur me dosjen e bujshme. Ndërsa shtoi se, në këtë rast duhet të ishte ambasadorja e cila do i bënte thirrje SPAK për të hetuar 'peshkun e madh'.
"Zonja Kim, sot ka rastin ti bej thirrje SPAK-ut per te hetuar “peshkun e madh”.
Rama akuzohet nga drejtesia e vendit te saj se ka korruptuar funksionarin e larte te FBI per ta perdorur kunder opozites shqiptare. Pas heshtjes se Rames , ajo e zonjes ambasadore , sot zhurrmon me shume .
A eshte paguar Mc Gonigal dhe per te “konfirmuar” akuzat e Rames dhe “faktet” per “non grata-n” ???
Tani nuk mjafton t’ju thuash shqiptareve pas kaq kohesh se ata “kane te drejte te zgjedhin vete drejtuesit e tyre” pasi i ke kercenuar se do te hane bar. Dikush do duhet ta haje barin tani!", shkruan Paloka.
Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht:
‘Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë.
‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaware e regjistruar nga Personi A në janar 2018.
‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin.
‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës.
‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza.
edi paloka
Politike
24 Janar 2023, 17:07
F.M
Edi Rama dhe Charles McGonigal
TIRANË- Dosja e siguruar nga Dosja.al tregon udhëtimet e vazhdueshme të bëra nga ish-agjenti i FBI-s&eum...
Politike
24 Janar 2023, 17:00
F.M
Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal
TIRANË- Ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal ka vijuar me hetimin që iu la porosi nga një...
Politike
24 Janar 2023, 16:29
F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI-së që është vënë nën hetim nga drejtësia amerik...
Politike
24 Janar 2023, 16:26
F.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Char...
Politike
24 Janar 2023, 16:12
F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI-së që është vënë nën akuzë nga drejtësia a...
Politike
24 Janar 2023, 15:18
I.A
Glauk Konjufca dhe Lulzim Basha
FRANCË- Heqja e deputetes demokrate Jorida Tabaku nga delegacioni shqiptar në Alamblenë e Këshilli...
Politike
24 Janar 2023, 15:51
F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Ish-agjenti i FBI që është vënë nën akuzë, Charles McGonigal ka udhëtuar drejt Shqip...
Politike
24 Janar 2023, 15:41
F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Charles McGonigal, ish-agjenti i FBI-së që është vënë nën akuzë nga drejtësia a...
Politike
24 Janar 2023, 15:36
F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë...
Politike
24 Janar 2023, 15:00
k.m.
Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku
TIRANË- Ne trekëndëndëshin drejtues të grupit të quajtur Basha-Alibeaj, ka ndodhur një kr...