Politike

Vallja e pushtetit- Meta nuk e komentoi por shihni si Agron Çela kërcen me Spiropalin në Shkodër

Bëhet fjalë për Agron Çelën, të votuarin e ish-LSI në Shkodër, tashmë "Partia e Lirisë", i cili prej javësh përflitej se ka kaluar me Partinë Socialiste.

7 Janar 2023, 10:24 Nga f.g
Vallja e pushtetit- Meta nuk e komentoi por shihni si Agron Çela
Agron Cela

TIRANE- Pamjet e publikuara më herët nga Dosja tregojnë ministren e Shtetit dhe drejtuesen e Partisë Socialistë në Shkodër, Elisa Spiropali teksa kërcen nën ritmet e një kënge popullore, që në nder të saj, socialistët e Shkodrës e kanë personalizuar. Pjesë e grupit të valltarëve janë edhe deputetët e Partisë Socialiste në këtë qark, Benet Beci e Edmond Ndou, por një personazh tjetër nuk mungon. Ai është edhe risia. Bëhet fjalë për Agron Çelën, të votuarin e ish-LSI në Shkodër, tashmë "Partia e Lirisë", i cili prej javësh përflitej se ka kaluar me Partinë Socialiste. Por kryetari i PL, Ilir Meta, u pyet nga gazetarët dje dhe tha se nuk donte ta komentonte, duke thënë se kryedemokrati Sali Berisha në Shkodër fiton edhe pa seli edhe pa vulë. 

“Nuk jam këtu për t'u marrë me çështje që i mbulon zonja Spiropali. Nuk merrem unë me të deleguarën e Rilindjes. Unë merrem me Edi Ramën dhe regjimin e tij, i cili po çmontohet. Nuk e shpëton asnjë përpjekje mafioze që ai bën. Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar në të gjithë Shqipërinë. Në Shkodër e kudo tjetër që luftohet për të rivendosur llogaridhënien. Sali Berisha i ka mundur i vetëm në 6 mars pa vulë pa seli në Shkodër”, tha Meta.

Por prania e Agron Çelës në këtë video tregon zgjerimin elektoral të PS në këtë qark. Tashmë një tjetër deputet i bashkohet valles së pushtetit.../Dosja.al

 

agron cela elisa spiropali ne shkoder

Sondazh

Poll