“Nga heqja e qeseve me presh në rrugë"/ Salianji e Xhaferraj kundër pr.ligjit për Policinë bashkiake: Do përdoren si patronazhistë
Me kritika për projektligjin ishte edhe Ferdinand Xhaferraj, i cili shtroi disa pyetje, ndërsa Lefter Gështenja kërkoi shtyrjen e votimit në parim, pasi nuk kishte pasur kohë për ta lexuar.
TIRANË- Komisioni i Sigurisë ka kaluar në parim me shumicë votash projektligjin për Policinë Bashkiake. Gjatë mbledhjes së sotme për Komisionin e Sigurisë, deputeti Ervin Salianji u shpreh se Policisë Bashkiake i ngarkuar disa kompetenca, për të cilat tha se nuk kanë kapacitete në burime njerëzore dhe teknike. Gjithashtu ai u shpreh kritik, ndërsa tha se sipas tij policët bashkiakë do të përdoren si patronazhistët në zgjedhjet lokale. Por këto deklarata politike nuk u komentuan nga zv.ministrja e Ministrisë së Brendshme, Romina Kuko. Me kritika për projektligjin ishte edhe Ferdinand Xhaferraj, i cili shtroi disa pyetje, ndërsa Lefter Gështenja kërkoi shtyrjen e votimit në parim, pasi nuk kishte pasur kohë për ta lexuar.
PJESË NGA DEBATI NË KOMISIONIN E SIGURISË:
Ferdinand Xhaferraj: Kompetencat e Policisë Bashkiake janë 3 faqe. Bashkëpunon me Policinë e Shtetit për ruajtje rendi, verifikon ligjshmërinë, bashkëpunim-bashkëpunim me Poliicnë e Shtetit. Ç'është kjo bashkëvendosje? A mund të ketë përplasje, a duhet të qëndrojnë në statusin e ndihmësit dhe jo bashkëpunuesit? Të lihet shija se po bëhet për zgjedhjet. S'më duket fare normale. Neni 21, ankimimi, si e keni zgjidhur pa një Apel? I njëjti Komision që e rrëzon, shqyrton ankesën. Duhet zgjidhur ndryshe. Ankimimi duhet bërë nga një strukturë tjetër e paanëshme. 23- Për t'u përzgjedhur kalohet në 4 faza. Drejtuesi kalon 2 faza.
Romina Kuko: Nuk është strukturë miliare por i shërben bashkisë për kompetencat e veta. Pjesa e bashkëpunimit nuk ka të bëjë me mbivendosjen e kompetencave. Drejtuesi nuk ka nevojë për të bërë testin fizik, kjo është arsyeja...Po më lejoni të mbaroj do ua shpjegoj. është me interes që të gjithë ta kuptojnë rëndësinë e ligjit. është me rëndësi që të ketë një procedurë të hapur dhe të ashpër konkurimi. Është strukturë e Bashkisë. Sa i përket ankimimit, i jemi referuar ligjit për vajtjen në Gjykatë. Kjo është logjika që kemi ndjekur në këtë ligj.
Lefter Gështenja: Është hera e parë që kam më pak se 10 orë nga projektligji. Thjesht për ta lexuar dhet kohë. Asnjë nuk e ka luksin që të themi e kanë në uebsajtin e Kuvendit dhe merreni lexojeni. është detyrim ligjor që çdo deputet duhet të njoftohet 48 orë para. Nuk mendoj që ka urgjencë të madhe për të miratuar këtë projektligj. nuk kam pasur kohë ta lexoj dje, thuhet se është ngritur një gru punë më 27.12.2018. Ju nga 2018 na sillni një ligj me urgjencë ta kalojmë.Thoni që janë bërë konsultime, por nuk ka asnjë material se çfarë është diskutuar dhe çfarë është thënë. Të bëjmë opozitë konstruktive. Nuk them dot për çdo gjë që vjen nga maxhoranca se është e zezë. Nuk mendoj që ky Komision ka nxitim ta kalojë kur ka mbivendosje kompetencash. Duhet të jetë në harmoni me Kodin Rrugor. Pra nuk është kaq e thjeshtë. Duhet kohë... Nuk e ngre dot dorën pro pa lexuar projektligjin. Nuk mendoj se kjo është normale. Nuk e kaluam më 2018 se ishte prag zgjedhjesh, e njëjta gjë është edhe sot.
Salianji: Si mendoni se do realizohen këto kompetenca kur kanë kapacitete më pak se Policia e Shtetit, por ka më shumë kompetenca? Do monitorojnë plazhet, do ruajnë pyjet, do ndalojnë pirjen e duhanit, madje do angazhohet edhe me procedurat e shërbimit publik të varrimit. Kjo do krijojë selektivitet. Nuk sjellin asnjë kontribut. Kryetarët e Bashkive do i kenë një grup patronazhistësh për zgjedhjet lokale, do merren nga heqja e qeseve me presh. Ky projektligj i propozuar nuk e di nëse ka pasur indicie nga bashkitë apo i iniciuar nga qeveria, por lind i vdekur dhe as rregullon funksionet e policisë bashkiake, vetëm ngarkon me kompetenca. Se si do ti realizojnë këto kompetenca policitë bashkiake kur kanë mungesë të burimeve dhe kapacitete teknike disa herë më pak se Policia e Shtetit ndërsa duhet të kryejnë më shumë funksione se sa Policia e Shtetit. Policia bashkia do të angazhohet edhe me monitorimin e plazheve, të shitësve ambulantë, ndalimi i pijes së duhanit në urban e taksi ,në korridoret e pallateve, madje edhe në procedurat e shërbimit publik të varrimit. Nuk ka as burime financiare as kapacitete teknike i keni vendosur që të ketë kompetenca për bashkitë kaq shumë sa gjithë shteti i ka problem ti ketë. Një strukturë që pretendohet ti jepen këto kompetenca në fushën e mbikëqyrje dhe batimit të ligjit, nuk merret minimalisht kujdesi për të parandaluar angazhimin e tyre në fushatë. Kryetarët e bashkive përtej partive politike, do t’i kenë një grup patronazhistës siç ka ndodhur me PS, për t’i përdorur në zgjedhjet lokale, nga heqja e qeseve me presh në rrugë tek kërcënimi, lejimi i ndërtimeve ose jo të paligjshme. Pra jemi para zgjedhjeve lokaleve dhe ky projektligj duhet shtyrë dhe sigurisht duhet diskutuar edhe njëherë. Si ka mundësi që policia bashkiake të fusë hundët në çdo lloj kompetencë të inspektorateve të tjera. Ky projektligj nuk është marrë me seriozitetin e duhur...
Kuko: Në fakt nuk ka kompetencë të re, por përmbledhje e kompetencave të shkuara. Thjesht kemi detajuar dhe kornizuar rolin. Përpiqemi që të rregullojmë ndarjen e Policisë Bashkiake. Ky ligj ka kaluar në qeveri, është marrë aprovimi i të gjitha qeverive të linjës. Nuk është strukturë miliatare.
Sondazh
Reforma në Drejtësi, Sadushi: Pa ndërkombëtarët s'do ishte realizuar dot, mirëpresim ndihmën e tyre
Sokol Sadushi TIRANË- Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi deklaroi ditën e sotme se asistenca e partner&...
Shqipëria zyrtarisht nën grip, ISHP: Është më agresiv, me raste të rënda. Piku arrin në janar
Foto ilustruese TIRANË- Ekspertët e shëndetit publik thonë se ndryshe nga dy vitet e shkuara, rastet më të rënda aktuali...
Grushti i Berishës sjell sërish DEBAT tek 'Siguria'/ Xhaferraj kërkon llogari nga Kuko, Naço: Po mirë qenkemi në gjak...
Pamje nga Komisioni i Sigurisë TIRANË- Edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputetët e opozitës ka...
'Krim i përmasave të mëdha'/ Pastrimi i parave, Jaço: Ka ndikim negativ tek investitorët e huaj
Enio Jaco TIRANË- Pastrimi i parave duhet të konsiderohet krim i përmasave të mëdha, e jo i butë. Kështu deklaroi dit&eu...
Pastrimi i parave, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Jemi në zonën gri, rrezikojmë të hyjmë në zonën e zezë me Mianmarin, Iranin dhe Korenë e Veriut
Enio Jaço TIRANË- Kryetari i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço deklaroi ditën e sotme se pastrimi i parav...
'Duhet drejtësi jo për atë që paguan'/ Yuri Kim: Sollëm ushtarët amerikanë këtu, Enver Hoxha po rrotullohet në varr...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se reforma në drejtësi ka bërë hapa para,...
Yuri Kim i dërgon "mesazh" MPEJ: Kam 3 vite këtu, do të rri dhe ca më gjatë
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dha një përgjigje edhe lidhur me diskutimin për mandatin e saj ...
Reforma në Drejtësi, Yuri Kim vë afate: Brenda 2023 duhen 3 gjyqtarë tek Gjykata e Lartë. Shqiptarët s'duan hakmarrje, por drejtësi
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim mbajti një fjalim të gjatë për Reformën në Drejt&eu...
'Drejt ekselencës gjyqësore', Llagami: Nga shkurti do shohim rezultatet e Hartës së re Gjyqësore
Naureda Llagami TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami mori fjalën e para në aktivitetin...
Balluku: Në portin e ri të Durrësit do ketë një bazë e detare e NATO-s, aty do të përpunohen edhe anije të rënda
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha këtë mbrëmje në emisio...
