Politike

'Drejt ekselencës gjyqësore', Llagami: Nga shkurti do shohim rezultatet e Hartës së re Gjyqësore

Llagami theksoi se e rëndësishme është që institucioni të shikojë rezultate dhe të arrijë në destinacionin e duhur. 

13 Dhjetor 2022, 10:10 Nga A.B
'Drejt ekselencës gjyqësore', Llagami: Nga shkurti do shohim
Naureda Llagami 

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami mori fjalën e para në aktivitetin e KLGJ-së me temën 'Drejt ekselencës gjyqësore'. Ajo u shpreh se tashmë ka ardhur koha për të hapur faqen e konsolidimit, i cili u jep besim institucioneve. Më tej, kryetarja e KLGJ-së tha se në shkurt do të shihen rezultatet e prekshme të hartës së re gjyqësorë, teksa tha se do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila do të jetë e përqendruar për gjithë Shqipërinë.

'Sot ka ardhur koha të hapim një faqe të re, atë të konsolidimit. Konsolidimi u jep institucioneve besim, ky duhet të jetë objektivi ynë. Besimi që ne po bëjmë më të mirën që sistemi të funksionojë, ky besim kërkon kohën e vet, stabilitet dhe qëndrueshmëri. Është e rëndësishme që të lundrojmë përpara dhe të arrijmë në destinacion. Në një kohë të shkurtër po shikojmë rezultatet. Sot kemi një model të konsoliduar. Falenderim për miqtë dhe partnerët që lundruan me ne në dallgët e mosbesimit dhe na ndihmuan. Në shkurt 2023 do shohim rezultatin e parë dhe të prekshëm të hartës së re gjyqësore, pasi do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë.’- tha Llagami.

naureda llagami klgj

Sondazh

Poll