Politike

Yuri Kim i dërgon "mesazh" MPEJ: Kam 3 vite këtu, do të rri dhe ca më gjatë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se shqiptarët po i ndiejnë rezultatet e reformës në drejtësi, por inkurajoi për më shumë.

13 Dhjetor 2022, 10:20 Nga k.m.
Yuri Kim i dërgon "mesazh" MPEJ: Kam 3 vite këtu, do të
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dha një përgjigje edhe lidhur me diskutimin për mandatin e saj duke theksuar se do të jetë edhe 'ca më gjatë në Shqipëri', por nuk përmendi se sa do të jetë afat kohor gjatë të cilit do të jetë e mandatuar në vendin tonë. Në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se shqiptarët po i ndiejnë rezultatet e reformës në drejtësi, por inkurajoi për më shumë.

Yuri Kim: "Tani dini që SHBA nuk do të reshtin e as të ndalojnë as dhe ju nuk duhet. Unë kam tre vite në Shqipëri do të jem këtu dhe për ca më gjatë. Dhe ajo që kam mësuar është se ka një sfidë të madhe këtu. Jo sepse Shqipëria është mënyrë unikale e keqe dhe e korruptuar por ka histori këtu dhe duhet të ndjejmë empati dhe respekt për historinë dhe përvojën e popullit shqiptar dhe sfidat me të cilën përballen. Ky është një vend i vogël ku të gjithë njohin të tjerët. Vendimet për drejtësinë na ndikojnë në mënyrë që ndoshta nuk do të donim ti pranonim. Ka ardhur koha që të themi që Shqipëria është gati për fazën tjetër."

Ky është reagimi i parë zyrtar i ambasadores në Shqipëri, që vjen vetëm 4 ditë pasi Ministria e Jashtme njoftoi se ka nisur procedura për zëvendësimin e Kim. Në mënyrë të pakërkuar, MPEJ mori një kompetencë që e ka vetëm Departamenti i Shtetit. Në media flitet për një përplasje mes Kim dhe qeverisë për kreun e ri të SPAK, por deri më tani ky është një version i pakonfirmuar. Palët ende nuk kanë reaguar për arsyet pse në rastin e Kim, qeveria shqiptare vendosi ta përcjellë "vetë"./Dosja.al

yuri kim drejt ekselences gjyqesore yuri kim largohet nga shqiperia

Sondazh

Poll