Politike

Reforma në Drejtësi, Sadushi: Pa ndërkombëtarët s'do ishte realizuar dot, mirëpresim ndihmën e tyre

Sadushi tha se misioni i Reformës në Drejtësi, nuk do ishte realizuar dot pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. 

13 Dhjetor 2022, 11:24 Nga A.B
Reforma në Drejtësi, Sadushi: Pa ndërkombëtarët
Sokol Sadushi

TIRANË- Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi deklaroi ditën e sotme se asistenca e partnerëve ndërkombëtarë është gjithnjë e mirëpritur. Gjatë eventit 'Drejt ekselencës gjyqësore', Sadushi tha se është e nevojshme që të çohet deri në fund misioni i Reformës në Drejtësi, i cili sipas tij, nuk do ishte realizuar dot pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. 

'Asistenca e vazhdueshme e partnerëve ndërkombëtarë, jo vetëm është e mirëpritur por edhe nevojshme për të çuar deri në fund misionin e Reformës në drejtësi e cila nuk do të ishte realizuar pa mbështetjen e tyre. Tashmë nuk ndodhemi në një fazë në emergjence, por do shkojmë drejt një fazë të shkëlqyer.’- tha Sadushi.

sokol sadushi drejt ekselences gjyqesore

Sondazh

Poll