Politike

Reforma në Drejtësi, Yuri Kim vë afate: Brenda 2023 duhen 3 gjyqtarë tek Gjykata e Lartë. Shqiptarët s'duan hakmarrje, por drejtësi

Ambasadorja Yuri Kim theksoi se gjyqtarët duhet të japin drejtësi dhe jo të kryejnë hakmarrje personale, ajo bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë, për të cilën tha se mund të krijohet në 3 muajt e parë të vitit 2023 për të plotësuar edhe 3 vakancat boshe.

13 Dhjetor 2022, 10:14 Nga k.m.
Reforma në Drejtësi, Yuri Kim vë afate: Brenda 2023 duhen 3
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim mbajti një fjalim të gjatë për Reformën në Drejtësi duke vendosur edhe afate. Në fjalën e saj, gjatë konferencës “Drejt ekselencës gjyqësore”, ambasadorja Yuri Kim theksoi se gjyqtarët duhet të japin drejtësi dhe jo të kryejnë hakmarrje personale, ajo bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë, për të cilën tha se mund të krijohet në 3 muajt e parë të vitit 2023 për të plotësuar edhe 3 vakancat boshe. Madje për një moment, kujtoi edhe gjendjen sesi ishte drejtësia në vitin që ajo mori mandatin e saj si ambasadore në vendin tonë, në 2020. Madje i inkuarajoi të tjerët që të bënin diferencën në përmirësimin e arritur, duke theksuar se po vihen re edhe rezultate.

"Sot jemi këtu për të festuar arritjet e Gjykatës së Lartë, do të rinovojmë mbështetjen tonë për drejtësinë. E di që jeni lodhur duke e dëgjuar nga unë, por reforma në drejtësi nuk është e lehtë dhe nuk është e shpejtë. Po shohim rezultate. Rezultate që i kupton çdo shqiptar si rezultate. Duhet të jeni krenarë për atë që keni arritur, keni nisur që të rektoni dosjet e prapambetura. Do të mbushni 3 vendet e Gjykatës së Lartë për të sjellë drejtësi për shqiptarët. Jemi krenarë për të bashkëpunuar me BE për reformën në drejtësi. Është e drejta e shqiptarëve. Shikoni sa larg kemi arritur. 4 vite më parë ishte 1 gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Tani na duhen edhe 3. Shpresoj që të gjenden 3. E di se është e vështirë, por mund të bëhet. Njerëzit thanë se do ishte e vështirë të mbushej GJK, por me vendosmëri u arrit brenda vitit që arrita unë në 2020. Të dinë se kur të vijnë në gjykatë do të jenë të barabartë përpara ligjit. Do e dinë se marrin drejtësi në kohë. Ka qenë e rëndësishme për ne si SHBA në uljen e çështjeve të prapambetura. E kuptojmë frustrimin e popullit shqiptar, nuk është e drejtës. Të vazhdojmë të bëjmë përparim, t’i japim njerëzve në drejtësi. Me ndihmë kjo mund të realizohet. Plotësojeni gjykatën, ecni sa më shpejt të mundeni, është kohë vendimtare për reformën në drejtësi. Kanë mbetur edhe 2 javë nga 2022, por shpresoj që vitin tjetër GJL t'i ketë të gjithë anëtarët. Ka kaluar mjaft kohë, duhet drejtësi për njerëzit, duhet gjendur një mënyrë. Koha ka ardhur, duhet të japim drejtësi për njerëzit. Duhet të gjejmë një rrugë. E di që duan t'i shohin gjyqet me njerëz dhe gati për të vendosur drejtësi, jo hakmarrje, por drejtësi. Ta dinë që kur të vijnë në gjyq, do të jenë të barabartë para ligjit,"-tha në fjalën e saj ambasadorja Yuri Kim.

yuri kim drejt ekselencës gjyqësore

Sondazh

Poll