Politike

Pastrimi i parave, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Jemi në zonën gri, rrezikojmë të hyjmë në zonën e zezë me Mianmarin, Iranin dhe Korenë e Veriut

Jaçdo deklaroi se Shqipëria vazhdon të jetë në zonë gri të moneyval, prej disa vitesh.

13 Dhjetor 2022, 10:33 Nga A.B
Pastrimi i parave, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë:
Enio Jaço

TIRANË- Kryetari i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço deklaroi ditën e sotme se pastrimi i parave krijon një imazh të pasigurt të tregut. Gjatë fjalës së tij në konferencë, ai tha se Shqipëria vazhdon të jetë në zonë gri të Moneyval, prej disa vitesh. Më tej, Jaço sygjeroi që të frenohen politikat që bien ndesh me politikat e moneyval, ai përmendi: amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta, që sipas tij nuk ndikojnë mirë në luftën kundër pastrimit të parave. 

Jaço tha me shumë shqetësim, se Shqipëria rrezikon të futet në zonë e zezë të pastrimit të parave, aty ku bëjnë pjesë: Mianmar, Irani dhe Koreja e Veriut.

“Kush janë zgjidhjet? Nuk janë me shkop magjik. Duhet të kemi parasysh se Shqipëria është në listën gri të Moneyval, asnjë vend nga Europa, nuk besoj se jemi në shoqëri shumë të këndshme. E kuptoj se është bërë progres, por është progres që MoneyVal e ka për zakon ta thotë, por duhet të jemi të qartë që kemi hyrë në këtë zonë në vitin 2020. U tha se shumë shpejt do të dilnim nga zona gri, nuk dolëm, vazhdojmë te jemi në zonën gri. është problem serioz që duhet të luftojmë të gjithë. Duhet të ketë një bashkëpunim me MoneyVal.

Ne sygjerojmë që të frenohen politikat që bien ndesh me politikat e moneyval apo ato të parandalimit të parave. Çdo iniciativë, si amnistia fiskale apo pasaportat e arta nuk ndihmojnë në situatën në të cilën është Shqipëria, në zonën gri. Zona e zezë janë tre vende, Mianmar, Irani, Kore e Veriut. Nuk besoj se duam të shkojmë në atë shoqëri. Duhet luftë e jashtëzakonshme për informalitetin. Eshtë absurde që FMN detyrohet të bëjë komente për vijimësinë e vendit që qëndron në listën gri të MoneyVal.'-tha Jaço.

enio jaco

Sondazh

Poll