Primaret/ Tërhiqet nga balotazhi Alimehmeti, Këlliçi kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës: Sot ditë e keqe për Veliajn
Këlliçi i premtoi Alimehmetit postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës në rast se ai fiton zgjedhjet.
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti është tërhequr nga gara e Primareve. Në një dalje për mediat së bashku me 'rivalin' e tij në garë, Belind Këlliçin, mjeku bëri të ditur se anëtarësia foli me votën e saj, duke nënëkuptuar tërheqjen nga balotazhi.
'Jemi këtu më pak se 24 orë nga Primaret ku anëtarësia shprehu vullnetin me votë për herë të parë, në respekt të votës e duke falënderuar çdo votues, për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje, u numërua me transparencë të plotë. Që në fillim kam qenë i bindur që rolin kryesor duhet ta kishte anëtarësia që dje foli pro Këlliçit. Ju kam dalë zot që sido të shkonte do t’i isha në krah. Kjo është shenja e parë, të njohësh votën e ta respektosh. Do vijojmë punët përkundrejt fitores në 14 maj' tha Alimehmeti.
Nga ana tjetër, fituesi i Primareve për Tiranën, Belind Këlliçi deklaroi për mediat se shqiptarët do befasohen nga ky standart që është vendosur në politikën shqiptare.
“Sot shqiptaret janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë. Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. Jam i bindur se ky është një ogur i mirë në politikën shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje ne sot publikisht do adaptojmë një formë amerikane të garës, formën presidenciale. Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur I kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë I bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës që nga 14 maji ne do sjellim një model krejtësisht ndryshe. Falënderoj dr. Ilir Alimehmetin të cilin kam pasur fatin ta njoh para angazhimit tonë në politik. Është fisnik dhe fisnikëroi dhe më shumë garën. më 14 maj do të sjellim një model të të bërit politikë krejt ndryshëm. Falënderoj të gjithë demokratët, të cilët dolën ditën e djeshme dhe pse në kushte të vështira për të votuar. I vetmi lajm i keq sot është lajmi për Erion Veliaj që PD dhe opozita e bashkuar kanë këtë standard. Jam ndier i privilegjuar dhe jam ndjerë krenar që kam qenë në një garë me dr. Ilir Alimehmetin. Nga ky moment fillojmë fushatën së bashku përballë Erion Veliajt.”, tha Këlliçi.
Këlliç deklaroi se PD do të përzgjedh modelin amerikan dhe Ilir Alimehmeti do të jetë krahu i tij i djathtë në fushatë dhe nënkryetari i ardhshëm i bashkisë nëse fitojnë më 14 maj. Procesi i Primareve në Partinë Demokratike për Tiranën shkoi në balotazh mes mjekut Alimehmeti dhe Këlliçit. Belind Këlliçi mori 4040 vota, ndërsa mjeku 2196 vota. I treti më i votuar rezultoi të ishte Gerti Bogdani me 1819 vota.
Sondazh
Berisha: Olsi Rama në çdo Call Center, ortak me Amantin. I vodhën 2.2 mld euro qytetarëve europianë
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisw Demokratike,Sali Berisha ka përgënjeshtruar deklaratën e bërë një ditë m&eu...
'Një faqe e historisë për t’u kujtuar'/ Balluku: Samiti, vlerësim i BE për Shqipërinë
Belinda Balluku TIRANË- Zv/kryeministrja Belinda Balluku e ka cilësuar samitin e Bashkimit Europian si një vlerësim për angaz...
'Të dridhen themelet e regjimit të kalbur'/ Berisha: Ata që nuk janë nisur akoma, të vijnë sonte në Tiranë
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha kërkon që të gjithë demokratët të nisen që sonte drejt Tiranës...
Gjukanoviç udhëton në Tiranë për Samitin e Bashkimit Evropian – Ballkanit Perëndimor
Gjukanovic MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, do të udhëtojë nesër për në Tiranë, ku me ft...
Samiti në Tiranë/ Ambasadorja e BE-së: Vlerësim për rolin e Ballkanit Perëndimor
TIRANË- Ambasadorja e BE në Tiranë Christiane Hohmann, bashkë me stafin e saj, ka qëndruar në ambientet e stadiumit Arena Komb&e...
Nga stadium në vend parkimi me pagesë, peticion online për rrënimin e "Beslidhjes"
Stadiumi “Besëlidhja” LEZHË- Stadiumi “Besëlidhja” i Lezhës rrezikon të kthehet në hapësirë...
I riu i lutet Berishës: Kryetarja e degës s'ka frymë bashkimi, dua të ripërsëritet procesi i zgjedhjeve
Demokrati TIRANË- Një prej demokratëve të degës 2, zbuloi para kryedemokratit Sali Berisha se kryetarja e degës nuk ka sjellu...
Kancelari austriak para Samitit të BE në Tiranë: Po dërgojmë një sinjal të fortë afrimi me rajonin
Karl Nehamer AUSTRI- Kancelari austriak Karl Nehamer, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiran&e...
Berisha entuziast për protestën: Janë bërë gati banderolat fantastike, paraqitet Rama siç është
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar përgatitjet për ditën e nesërme. Ai bëri t&...
'Rama po saboton protestën'/ Berisha: Sot qytetarët nga Konispoli e Tropoja janë futur në Tiranë
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë ...
