Politike

Kancelari austriak para Samitit të BE në Tiranë: Po dërgojmë një sinjal të fortë afrimi me rajonin

Nehamer, i cili do të jetë pjesë e Samitit, shprehu shpresën se gjatë këtij muaji do të dërgohet një sinjal shtesë i fortë me dhënien e statusit kandidat Bosnje-Hercegovinës.

5 Dhjetor 2022, 19:41 Nga d.a.
Kancelari austriak para Samitit të BE në Tiranë: Po
Karl Nehamer

AUSTRI- Kancelari austriak Karl Nehamer, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë, u shpreh se vetë fakti që po mbahet për herë të parë në rajon tregon një sinjal të fortë afrimi.

Sipas Tanujug, Nehamer, i cili do të jetë pjesë e Samitit, shprehu shpresën se gjatë këtij muaji do të dërgohet një sinjal shtesë i fortë me dhënien e statusit kandidat Bosnje-Hercegovinës.

“Afrimi dhe lidhja e ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor është historikisht domethënëse për Austrinë. Është gjithashtu e rëndësishme për sigurinë e të gjithë Evropës. Sidomos në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, ne duhet të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë”, tha ai.

E gjitha, gati për nesër pasi aktiviteti nis në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës dhe në orën 14:30 me konferencën për shtyp. Samiti do të zhvillohet në kushte të rrepta sigurie, ndërsa deri më tani është lajmëruar se protestuesit nuk do të lejohen brenda perimetrit të sigurisë së Samitit.

karl nehamer samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll