Politike

Gjukanoviç udhëton në Tiranë për Samitin e Bashkimit Evropian – Ballkanit Perëndimor

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi ku thuhej se gjatë Samitit, i cili mbahet për herë të parë në rajon, si sinjal i angazhimit të shtuar të BE-së, Gjukanoviç do të ketë më shumë takime bilaterale.

5 Dhjetor 2022, 20:08 Nga d.a.
Gjukanoviç udhëton në Tiranë për Samitin e Bashkimit
Gjukanovic

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, do të udhëtojë nesër për në Tiranë, ku me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian - Ballkani Perëndimor.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi ku thuhej se gjatë Samitit, i cili mbahet për herë të parë në rajon, si sinjal i angazhimit të shtuar të BE-së, Gjukanoviç do të ketë më shumë takime bilaterale.

Samitit në Tiranë i paraprin një ceremoni e nënshkrimit të deklaratës për roaming ndërmjet BE-së dhe operatorëve rajonalë të telekomunikacionit, në prani të kreut të ZB-së, Presidentit Michel, Presidentit të KE Von der Leyen dhe Sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së", përfundojnë ata në deklaratë.

milo gjukanoviç samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll