Politike

'Një faqe e historisë për t’u kujtuar'/ Balluku: Samiti, vlerësim i BE për Shqipërinë

Balluku deklaroi se falë marrëdhënies së Shqipërisë me Bashkimin Europian, shumë projekte në vend mbështeten dhe financohen nga BE.

5 Dhjetor 2022, 20:29 Nga A.B
'Një faqe e historisë për t’u kujtuar'/ Balluku:
Belinda Balluku

TIRANË- Zv/kryeministrja Belinda Balluku e ka cilësuar samitin e Bashkimit Europian si një vlerësim për angazhimin e qeverisë drejt rrugës së BE-së. Sipas Ballukut, falë marrëdhënies së Shqipërisë me Bashkimin Europian, shumë projekte në vend mbështeten dhe financohen nga BE.

“Është një momentum historik, një faqe e historisë për t’u kujtuar, një ditë kur Shqipëria do të tregojë edhe njëherë rolin e saj konstruktiv në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë që tashmë ajo ka marrë për Europën. Shqipëria ka përfituar financime të rëndësishme të cilat janë përdorur për investime në infrastrukturë, në energji, në arsim dhe në fusha të tjera, si ndërtimi i By Pass-it të Fierit dhe atij të Vlorës, By Pass-i i Tiranës, i cili është 40 përqind i bazuar mbi një grant që BE ka garantuar për ne”.- tha Balluku.

belinda balluku seance plenare 5 dhjetor 2022

Sondazh

Poll