Politike

Nga stadium në vend parkimi me pagesë, peticion online për rrënimin e "Beslidhjes"

Ndaj edhe kanë hapur një peticion në "change.org", ku kanë kërkuar hedhjen e firmës për të ndaluar projektin. 

5 Dhjetor 2022, 19:54 Nga k.m.
Nga stadium në vend parkimi me pagesë, peticion online për
Stadiumi “Besëlidhja”

LEZHË- Stadiumi “Besëlidhja” i Lezhës rrezikon të kthehet në hapësirë parkingu, ndaj edhe qytetarët kanë nisur një peticion online për të mbrojtur fushën e sportit, e cila është 22 000 m2. Ndaj edhe kanë hapur një peticion në "change.org", ku kanë kërkuar hedhjen e firmës për të ndaluar projektin. 

Nga stadium në vend parkimi me pagesë, peticion online për

"Ky projekt i Bashkisë Lezhë nuk është konsultuar me banorët apo grupe të interesit, pasi cilido e do Lezhën, do ishte kundër shndërrimit të Stadiumit në sipërfaqe betoni. Ndërsa koha kërkon urgjent gjelbërim dhe vetëm gjelbërim, Lezhës sot po i ofrohet betonizim dhe abuzim. E gjithë kjo, në përmbushje edhe të qëllimit të Edi Ramës dhe Rilindjes për të shkatërruar historinë e qyteteve,"-shkruhet ndër të tjera në shkrimin poshtë peticionit. 

Nëse doni t'ju bashkoheni protestës (KLIKONI KËTU)

stadiumi beslidhja lezhe

Sondazh

Poll