Politike

'Rama po saboton protestën'/ Berisha: Sot qytetarët nga Konispoli e Tropoja janë futur në Tiranë

Kryedemokrati shtoi se e gjithë bota duhet ta dijë se opozita nuk do dorëzohet.

5 Dhjetor 2022, 19:32 Nga A.B
'Rama po saboton protestën'/ Berisha: Sot qytetarët nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë në protestën e nesërme. Ai bëri të ditur se sot, kanë mbërritur protestuesit e parë nga çdo cep i vendit. Kryedemokrati shtoi se e gjithë bota duhet ta dijë se opozita nuk do dorëzohet.

'Po bën cdo gjë për të sabotuar protestën, informoi se është ditë pushimi, i riktheu të gjitha, tani njofton se ky aks rrugor e kjo autostrad.. unë jam këtu t'u bëj thirrje qytetarëve nga Konispoli në Tropojë, që kanë hyrë në Tiranë sot paradite e pasdite, të lënë çdo gjë dhe të vijnë, të trokasin në çdo derë demokrati, bujrum në protestë. Ta marrë vesh bota se ne nuk dorëzohemi. '- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll