Aktualitet

Kë do ELEMINONIN? Armë e municione në 'Range', 4 të rinjtë do kryenin vrasje në Dibër

Të rinjtë u ndaluan ditën e sotme, në hyrje të fshatit Tujan, në rrugën e Arbërit, teksa lëviznin me automjetin tip “Range Rover”.

24 Nëntor 2022, 14:27 Nga A.B
Kë do ELEMINONIN? Armë e municione në 'Range', 4
Policia

TIRANË- Bledar Matoshi, Kid Koshena, Klajdi Vrioni (Kodra) dhe Redion Meshi ishin nisur për të kryer një vrasje. Burime për 'Top News', bëjnë të ditur se 4 personat që u arrestuan ditën e sotme nga Forcat Shqiponja, do të vrisnin një person në Dibër. 

Ata u ndaluan ditën e sotme, në hyrje të fshatit Tujan, në rrugën e Arbërit, teksa lëviznin me automjetin tip “Range Rover”. Pas kontrolleve, forcat 'Shqiponja' zbuluan e më pas sekuestruan 4 armë zjarri, sasi të konsiderueshme municioni luftarak, 5 aparate celulare dhe automjeti me të cilin lëviznin 4 të arrestuarit. 

bledar matoshi operacioni katrori redion meshi klajdi vrioni (kodra) kid koshena

Sondazh

Poll