Aktualitet

Sherr pranë Gjykatës në Fier, rrihet një avokat

Sherri mendohet se ka nisur për shkaqe pronësie, ndërsa avoakti i dhunuar është Erjon Syziu

24 Nëntor 2022, 13:25 Nga f.g
Sherr pranë Gjykatës në Fier, rrihet një avokat
Foto ilustruese

FIER- Një avokat është dhunuar në Fier në përfundim të një seance gjyqësore. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se avokati është dhunuar në përfundim të seancës ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjykatës. Palët janë konfliktuar me njëra-tjetrën dhe pre e dhunës ka rënë dhe avokat. Për pasojë, 4 persona mësohet se kanë përfunduar në Polici. Sherri mendohet se ka nisur për shkaqe pronësie, ndërsa avoakti i dhunuar është Erjon Syziu, pjesë e dhomës së avokatisë fier, por nga nga Tirana. Ndërsa të dëmtuar kanë ngelur Jovan Vasili dhe Ilir Vasili.

Njoftimi i plotë: 

Fier/ Informacion paraprak, Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat). Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al 

rrihet avokati ne fier erjon syziu

Sondazh

Poll