Aktualitet

Rrëshqitje dherash në Mirditë, banesa dy katëshe rrezikon shembjen

Mësohet se një banesë dy katëshe rrezikon shembjen, ndërsa familjarët bëjnë apel për ndihmë. 

24 Nëntor 2022, 12:20 Nga a.l
Rrëshqitje dherash në Mirditë, banesa dy katëshe rrezikon
Foto ilustruese

MIRDITË- Reshjet e shiut përgjatë këtyre ditëve kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në Mirditë. Mësohet se një banesë dy katëshe rrezikon shembjen, ndërsa familjarët bëjnë apel për ndihmë. 

Prej ditësh Shqipëria gjendet 'nën pushtetin' e motit të keq që ka gjunjëzuar vendin. Qarqet më të prekura janë Shkodra dhe Lezha ku ka ende banesa, rrugë dhe toka bujqësore të përmbytura. Në Lezhë situata vijon të mbetet e rëndë me reshjet e shiut që nuk kanë ndalur. Dhe Durrësi e Vlora kanë raportuar situata të rënda për shkak të përmbytjeve. Në Durrës dalja nga shtrati e lumit Ishëm solli përmbytje në zonën e ish-Kënetës dhe në Fushë-Krujë. Ndërsa në Vlorë Kapiteneria ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të varkave të peshkimit./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll