Aktualitet

Apeli i GJKKO-së pranon kërkesën e SPAK, ish-depuetit Alqi Bllako i jepet tjetër masë “arrest me burg”

Tashmë ish-deputeti i PS Alqi Bllako përveç akuzës së shpërdorimit të detyrës po përballet dhe me akuzën e korrupsionit pas fakteve të reja të grumbullura nga SPAK. Kanë qenë provat e gjetura në kompjutrin e Bllakos ato që kanë bërë që SPAK të rëndojë akuzat ndaj tij.

24 Nëntor 2022, 12:49 Nga e.k
Apeli i GJKKO-së pranon kërkesën e SPAK, ish-depuetit Alqi Bllako
Alqi Bllako

TIRANË- Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar ditën e sotme kërkesën e bërë nga prokurorët e Strukturës së Posaçme (SPAK) për të caktuar një masë të dytë “arresti me burg” për ish-deputin socialist Alqi Bllakon. SPAK kqërkoi një masë të dytë arresti për Bllakon pasi ndaj tij u shtuan akuzat për inceneratorin e Elbasanit. 

Tashmë ish-deputeti i PS Alqi Bllako përveç akuzës së shpërdorimit të detyrës po përballet dhe me akuzën e korrupsionit pas fakteve të reja të grumbullura nga SPAK. Kanë qenë provat e gjetura në kompjutrin e Bllakos ato që kanë bërë që SPAK të rëndojë akuzat ndaj tij. Në emailet e gjetura SPAK shprehet se ka prova për korrupsion. 

NJOFTIMI I GJKKO-së:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:  Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. Alqi Bllako të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të “Arrestit të burg”.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

alqi bllako

Sondazh

Poll