Aktualitet

Ishin kthyer në 'makthin' e zonës, kapen “skifterët” shqiptarë në Greqi, autorë të 11 grabitjeve

Sipas ELAS-it, pak para arrestimit, të arrestuarit kishin kryer një grabitje me armë në një kioskë në zonën e Nea Jonisë dhe janë larguar me makinë. 

24 Nëntor 2022, 11:54 Nga e.k
Ishin kthyer në 'makthin' e zonës, kapen
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Dy emigrantë shqiptarë, të moshës 49 dhe 57 vjeç identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, janë arrestuar në Nea Halkidona në Atikë Greqi, pasi dyshohet se janë anëtarë të një bande kriminale që ka kryer 11 grabitje me armë në kioska dhe pika karburantesh. Sipas ELAS-it, pak para arrestimit, të arrestuarit kishin kryer një grabitje me armë në një kioskë në zonën e Nea Jonisë dhe janë larguar me makinë. 

Brenda makinës që përdornin u gjetën dhe u konfiskuan shuma e parave që kishin marrë më herët, një pistoletë lodër, rroba të përdorura gjatë grabitjeve dhe një celular. Nga hetimet u konstatua se dy shqiptarët kanë krijuar një grup kriminal për të kryer grabitje sistematike në kioska dhe pika karburantesh.

Mediat greke shkruajnë se ndaj 49-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti për armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe lëndime trupore me dashje, ndërsa 57-vjeçari në të kaluarën ka qenë sërish i akuzuar për grabitje, rrëmbim personi dhe zhvatje. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.

greqi policia greke

Sondazh

Poll